U vra në krye të detyrës, trupa policore shqiptaro-amerikane ka një shpërblim për familjen e Saimir Hoxhës

Trupa policore shqiptaro-amerikane i ka dhuruar 15 mijë dollarë familjes së nën-komisarit të vrarë në krye të detyrës në Lezhë, Saimir Hoxhës.

Hoxha u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama, teksa po zhvillonte një operacion antikanabis në Lezhë, paraditen e 28 shtatorit.

Ai la pas gruan dhe dy djem të vegjël.

Disa orë më vonë, Aldi Rama, teksa ndodhej i rrethuar nga RENEA, qëlloi dhe veten e ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Saimir Hoxha u shpall “Dëshmor i Atdheut”./albeu.com