Tentoi të vriste të riun, por u plagos për vete: Arrestohet në spital 27 vjeçari

Detaje të reja bëhen me dije nga sherri me thika i ndodhur ditën e djeshme në Durrës. Policia ka arrestuar në spital Endi Nekajn si dhe ka shpallur në kërkim D. B., 26 vjeç

27-vjeçari Endi Nekaj u plagos dje me thikë teksa u arrestua për tentativë vrasje. Policia e Durrësit njofton se Endi Nekaj akuzohet për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë ndërkohë që personi me të cilin ai është konfliktuar, D. B., 26 vjeç, është shpallur në kërkim.

Ngjarja u regjistrua dje në lagjen nr. 13, pranë xhamisë me katër minare, rreth orës 15:50, ndërsa në konflikt u përfshinë pesë persona.

Nekaj u godit në kraharor, por fatmirësisht nuk i ka prekur zemrën.


Shtuar 30.03.2021 09:35