Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ përcakton sot fletën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri do të përcaktojë sot fletën e votimit për qytetarët shqiptarë në zgjedhjet e 25 prillit.

Deri tani KQZ ka prezantuar 4 variante të fletës së votimit, të cilat nga figurat publike janë komentuar si shumë të komplikuara.

Një ditë më parë Kolegji Zgjedhor vendosi që lista e kandidatëve të PD të reduktohet nga 222 në 153 kandidatë.

Sipas PS, ky vendim është rikthim në një garë normale, ndërsa PD e cilësoi të pabazuar në Kodin Zgjedhor, por do të respektohet vendimi i Kolegjit Zgjedhor.

Njoftimi i Plotë

Të nderuar kolegë,

Komisioni Rregullator ditën e Martë, datë 30.03.2021 në orën 17:30 zhvillon mbledhje.

Rendi i ditës, shqyrtimi i projektvendimeve:
1. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Berat, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
2. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Dibër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
3. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Durrës, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
4. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Elbasan, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
5. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
6. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Gjirokastër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
7. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Korçë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
8. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Kukës, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
9. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
10. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
11. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
12. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.​ /albeu.com/

Shtuar 30.03.2021 09:03