Tentoi të shtypë me makinë të dashurën pas një zënke, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë të dashurën e tij në Bolzano të Italisë.

Sipas mediave italiane një sherr ka ndodhur mes tyre dhe kjo ka bërë që i riu shqiptar të tentojë ta përplasë partneren e tij me makinë përballë një lokali.

Sipas policisë ai kishte ushtruar edhe dhunë në shumë raste ndaj të dashurës.

Pasi ka tentuar ta shtypë, 21 vjeçari është larguar derisa është arrestuar më vonë nga policia./albeu.com


Shtuar 11.11.2022 20:02