Serbia kërkon lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar në veri, gjithashtu kërkon të zbusë tensionet atje, tha të dielën presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçic tha se serbët e Kosovës nuk duhet të përfshihen në dhunë kundër trupave të NATO-s dhe anëtarëve të misionit të Bashkimit Evropian atje.
“Askush, në asnjë rrethanë nuk duhet të përfshihet në sulmet… mbi Eulex dhe KFOR,” tha ai për Reuters.
Vuçiq kërkoi lirimin e serbëve të Kosovës të arrestuar së fundmi sepse sipas tij “ata mbahen me akuza të sajuara” dhe tërheqjen e policisë së Kosovës, në përputhje me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE që përcakton “pëlqimin e kryetarëve serbë në zonë për këtë”.
“Policia e Kosovës nuk ka çfarë të bëjë në veri… , veçanërisht njerëz të armatosur … deri në dhëmbë,” tha ai. “Kjo shkakton shqetësim dhe frikë në popullatën serbe.”
Pasi policia dhe EULEX u sulmua nga grupe kriminale në veri, BE, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kërkuan përmbajtje nga të dyja palët dhe kërkuan heqjen e barrikadave./Express