Anu Prattipati, e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, do të organizojë një pritje në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.
Kjo pritje vjen si pjesë e aktiviteteve të planifikuara për përkujtimin e 250-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, disa ditë më parë, para këtij përvjetori që shënon 250 vjet nga lindja e shtetit amerikan, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë vendosi një flamur të madh amerikan në një nga hapësirat e objektit të saj.
Ky veprim u realizua si pjesë e aktiviteteve simbolike që i paraprijnë kremtimit të këtij jubileu të rëndësishëm për shtetin amerikan.
Për shënimin e kësaj date pritet të ketë edhe ngjarje të tjera në Prishtinë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se më 2 korrik, nën patronatin e Kryeqytetit, do të mbahet aktiviteti “America and Kosova – A Freedom Story for the Next 250 Years”.
Në një postim në Facebook, Rama ka theksuar se kjo ngjarje organizohet në nder të 250-vjetorit të pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka për synim të nxjerrë në pah partneritetin e veçantë mes SHBA-së dhe Kosovës.
Sipas Ramës, aktiviteti do të zhvillohet më 2 korrik në Emerald në Prishtinë, duke nisur nga ora 10:00, dhe do t’i kushtohet historisë së lirisë dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve, si edhe bashkëpunimit që, sipas tij, vazhdon të frymëzojë dhe të ndërtojë të ardhmen.
