Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Kosova nuk është një territor pa zot!

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste ka folur për tensionet në veri të Kosovës.

“Kosova ka të drejtë dhe kjo zgjidhet vetëm me dialog. Ajo që ka rëndësi është se edhe ndërkombëtarët e dinë shumë mirë që Kosova ka të drejtë…”- deklaroi Rama.

Edi Rama: Ma bënë këtë pyetje edhe sot, absolutisht jo, nuk kam ndërmarrë, por panorama është e qartë. Kosova ka të drejtë dhe kjo zgjidhet vetëm me dialog.

Ajo që ka rëndësi është se edhe ndërkombëtarët e dinë shumë mirë që Kosova ka të drejtë. Në aspektin ushatarak…nuk është sepse Kosova nuk është një territor pa zot, dihet që pas Kosovës është një aleancë e tërë ushtarake ndërkombëtare, është pakuptimë në aspektin ushtarak.

Në apektin propagandistik është provokativ, nxit serbët që jetojnë aty. /albeu.com/


Shtuar 27.09.2021 21:20