Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës që kanë prej më shumë se dy javësh tanimë me vendosjen e barrikadave.
Në një postim në Facebook, Majko thotë se në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, shpresa është bërë e rrezikshme.
Sipas tij, vendimet e vështira janë afër, duke marrë parasysh se Serbia ka vendosur mobilizim të lartë ushtarak.
Postimi i Pandeli Majkos:
Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme. Vendimet e vështira janë afër. Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerëzit që humb por me ata që shpëton.