Tensionet ne veri të Kosovës, Berisha thirrje Prishtinës të bashkëpunojë me ndërkombëtarët

Ish-kryeministri, Sali Berisha, bën thirrje që Prishtina të basgkëpunijë me ndërkombëtarët dhe të shmangë përsjkallëzimin e situatës në veri të vendit.

Nëpërmjet një postimi në Fcebook, Berisha dënon manipulimin e bërë nga Beogradi zyrtar ndaj serbëve të Kosovës.

Postimi i plotë

Tensione të forta në Veri të Kosovës.

Të dashur miq, fillimi detyrës të kryekomunarëve të rinj në komunat e Veriut të Kosovës solli reagimin nga serbomadhi Vuçiç, manipulimin e grupeve serbe në këto komuna dhe rritjen e fortë të tensioneve lokale.
Duke dënuar manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës dhe duke mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre, ju bëj thirrje këtyre autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesor NATO-n, Bashkimin Europian dhe SHBA, të ndërmarrin hapat e duhura për çtensionimin e situatës, rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si interesi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, paqes dhe stabilitetit në rajon. #sb

/albeu.com/


Shtuar 26.05.2023 21:56