Tensionet në Kuvend, Ambasada Britanike apel mazhorancës dhe opozitës: Dialogu konstruktiv është thelbësor

Ambasada Britanike në Shqipëri, ju ka bërë apel mazhorancës dhe opozitës që të ulin tensionet dhe të punojnë për të mriën e vendit, dhe të kenë një parlament funksional.

Reagimi i Mabasadës Britanike në vendin tonë, vjen pas tensioneve të shtuara në Kuvendin e Shqipërisë, ku sërish një ditë më parë pati tymuese dhe flakadanë, ndërkohë që nuk u zhvillua asnjë debat mbi buxhetin, i cili kaloi përmes zhurmës dhe tensionit.

Reagimi i Ambasadës Britanike:

Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.


Shtuar 21.11.2023 16:23