Tensione para Kuvendit, protestuesit depërtojnë kordonin policor dhe qëllojnë efektivët me vezë

Këtë të enjte, tensionet para Parlamentit u përshkallëzuan ndjeshëm, pasi protestuesit e grumbulluar arritën të kalonin rrethimin e parë të sigurisë.

Qytetarët ushtruan presion mbi barrierat mbrojtëse dhe hoqën gardhin metalik të vendosur nga Policia e Shtetit.

Pasi çanë pengesën e parë, protestuesit vazhduan marshimin drejt godinës së Kuvendit, duke u ndalur përballë perimetrit të dytë të sigurisë.

Në këtë moment, ndaj efektivëve të rendit u hodhën vezë dhe sende të tjera.

Pas incidentit, Policia solli pranë Parlamentit edhe autobotin me ujë, në gatishmëri për një ndërhyrje të mundshme.


Shtuar më 23.07.2026 09:27