Tensione nga protesta para Kryeministrisë/ “Shqipëria Bëhet” denoncon policinë: Na morën gjeneratorin (VIDEO)

Sërish tensione mes aktivistëve të Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ dhe policisë. Përfaqësues të Lëvizjes, që po protestojnë para Kryeministrisë prej disa ditësh, denoncojnë se policia i ka marrë gjeneratorin, ndërsa thuhet se janë ndaluar dhe 4 aktivistë.

Në videon e shpërndarë nga lëvizja Shqipëria bëhet, dëgjohet një nga përfaqësueset e lëvizjes që debaton me punonjës të policisë.

“A kemi të bëjmë me policinë, apo me bandat! Këtë dua të di dhe unë. Policia a respekton shkresat? Se kemi shkresa. Dhe ne na e hoqën gjysmë ore para. Ju po silleni si banditë, dhe ne si njerëz.”, tha ajo. Ndërkohë, Adriatik Lapaj tha se ky është shteti dhe policia e Edi Ramës. “Ne kërkojmë që të na jepet gjeneratori dhe më pas ju mbroni Ramën”, dëgjohet teksa thotë ai.