“Tendenca e rusëve të sulmojë spitale e maternitete”, artisti ukrainas: Jetoj me nënën në katin 11, çfarë bëjmë kur dëgjojmë sirenat

Një artist ukrainas ishte mëngjesin e sotëm në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku foli për gjendjen aktuale të vendit të tij nga lufta e nisur nga Rusia.

Teksa tha se këtë natë e kanë kaluar më qetë, ai kujtoi të gjitha netët kur dëgjonin nga 10 sirena për sulme ajrore. Ai tregoi se si forcat ukrainase po e mbrojnë vendin e tyre dhe si pasojë ushtarët rusë kanë nisur që të sulmojnë civilët.

Rrëfimi i artistit ukrainas në “Wake UP”:

Sulmi rus goditi kullën e televizionit. Rusët ishin duke sulmuar drejt njerëzve të pafajshëm që po punonin në TV. Mbrëmë ishte te memoriali i Holokaustit, një familje ndodhej atje dhe u vra.

Mbrëmjet e kaluara ne kishim vetëm dy sirena alarmi, e kur them vetëm dy, netët e kaluara ne kishim mbi 10 sirena apo sulme ajrore. Njerëzit e kaluan natën në streha. Siç e dini, pushtuesit, duke marrë parasysh forcat tona të armatosura që po rezistojnë, janë duke sulmuar civilë. Kievi deri më tani është i mbrojtur mirë, ju e dini se çfarë po ndodh me qytetet e tjera të vendit tonë.

Jetoj me nënën në një apartament. Ditët e para ka pasur shumë sulme. Kur u dëgjuam sirenat, ne jemi në katin e 11, ne dalim nga një korridor që është i ndarë nga pjesa e jashtme. Janë do mure të trasha që janë shumë të forta dhe ne qëndrojmë aty. Nëna ime nuk është e re që të zbresë 10 herë lart e poshtë te bodrumi. E prandaj vendosëm që të rrinim te pjesa e jashtme e apartamentit.

Tendenca e re për rusët është që të sulmojnë civilët dhe janë duke u përqendruar te maternitetet, spitalet, ambulancat dhe jetimoret. E gjitha kjo paraqitet te lajmet. Nga përvoja e familjes sime, mbesa e nënës sime që jeton në veri të Kievit, jeton në një zonë të pushtuar dhe nuk kemi lidhje me të prej dy ditësh.

Ajo po fshihej në një bodrum, por kjo është dita e dytë që nuk dimë asgjë për të. Po i them nënës se ndoshta nuk ka bateri në telefon, por jemi vërtetë të shqetësuar.


Shtuar 2.03.2022 09:24