Temperaturat mbi 40 gradë, si do të jetë moti sot

Vendi ynë edhe sot do të karakterizohet nga dielli dhe temperaturat e larta, që në orët e para të paradites. Sipas Meteoalb, këto kushte do të mbeten deri në orët e vona të pasdites. Edhe përgjatë natës temperaturat do të jenë relativisht të larta.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 18°C deri në 41-42°C./albeu.com


Shtuar 24.06.2021 07:57