Roman Abramovich ka përfunduar shitjen e Chelsea dhe kompanive të lidhura me to dhe këtë gjë e bëri me dije klubi i Chelsea.
Klubi iu shit një grupi investimesh të udhëhequr nga Todd Boehly dhe Clearlake Capital.
Konsorciumi, i cili fitoi ofertën për të blerë skuadrën londineze në fillim të këtij muaji, mori miratimin nga Premier League dhe qeveria britanike javën e kaluar që shitja të vazhdojë.
Një marrëveshje përfundimtare u arrit të shtunën.
Shitja do të rrëzojë perden e qëndrimit 19-vjeçar të Abramovich si pronar i Chelsea.
Ai u sanksionua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar më 10 mars, disa ditë pasi ai nxori klubin në shitje, me Downing Street që pretendonte se kishte vërtetuar lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.
Abramovich tha se të ardhurat neto nga shitja e klubit do të dhurohen për viktimat e luftës në Ukrainë./ h.ll/albeu.com