Arrihet marrëveshja më e madhe në historinë e futbollit, Abramovich e shet Chelsea tek Wyss e Boehly

Pas shumë bisedimeve më në fund është arritur marrëveshja që klubi më i madh londinez Chelsea të shitet.

Roman Abramovich ka vendosur përfundimisht ta shes Chelsean dhe garën për ta blerë gjigantin anglez a kanë fituar konsorciumi zvicerano-amerikan me Hansjorg Wyss e Todd Boehly.

Nëse qeveria britanike miraton blerjen, atëherë do të finalizohet marrëveshja më e madhe në histori të futbollit.

86-vjeçari zviceran Hansjorg Wyss dhe 48-vjeçari amerikan Todd Boehly do të jenë pronarët e rinj të klubit londinez, raporton mediumi zviceran Blick.

Wyss dhe Boehly kanë gjetur marrëveshjen me rusin Roman Abramovich për blerjen e Chelseat për një shumë rekorde prej 3,5 miliardë funte (4,117,000,000 euro).

Marrëveshja në fjalë do të futet në histori sporteve, pasi asnjëherë më parë nuk është paguar një shumë e tillë për të blerë një klub sportivë.

Roman Abramovich ishte detyruar ta shes Chelsean pasi qeveria britanike i vendosi atij sanksione pas luftës që shpërtheu mes Rusisë dhe Ukrainës, e milarderi rus u sanksionua shkaku që njihet si njëri nga njerëzit më të afërt të presidentit Vladimir Putin.

Gjithsesi tani Chelsea mund të thuhet se ka pronarë të rinj dhe zyrtarizimi i marrëveshjes mes Abramovich dhe dyshes Wyss e Boehly është vetëm çështje ditësh. /telegrafi/

Shtuar 29.04.2022 22:18