Të shtënat me armë në zyrën e PD-së në Kavajë, Basha ndërpret fushatën në Tiranë dhe niset me urgjencë drejt vendit të ngjarjes

Zbulohen detaje të reja nga të shtënat me armë në zyrën elektorale të PD në Kavajë. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet B.O. Ndonëse nuk dihen rrethanat, personi në fjalë ka marrë plumb në këmbë.

Pas sulmit me armë në zyrat e PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka anuluar takimet elektorale dhe është nisur me urgjencë drejt Kavajës.

Shtuar 19.04.2021 07:04