Superliga Europiane: “Ka nisur Lufta e 3-të Botërore në futboll” (FOTO LAJM)

Presidenti i Federatës Polake, Zbignieë Boniek ka reaguar lidhur me Superligën Evropiane, duke thënë se është vendim jo i mirë.

Dje, zyrtarisht u konfirmua krijimi i Superligës Evropiane ku morën pjesë 12 gjigantë evropianë, ndërsa pritet të këtë edhe disa të tjerë.

Boniek e cilëson këtë ligë si nisja e Luftës së Tretë Botërore dhe mendon se do jetë vërtetë vështirë për t’a rindërtuar atmosferën.

“Le ta pranojmë, Lufta e Tretë Botërore është ka nisur, këtë herë në futboll. Nuk dihet se sa rëndë do të dëmtohet dikush. Bomba atomike tashmë ka shpërthyer. Besimi i autoriteteve të futbollit është dëmtuar seriozisht dhe do të dëmtohet deri në atë pikë sa do të jetë e vështirë për të rindërtuar një atmosferë të mirë”, deklaroi ai.

Klubet si Borussia Dortmund, Bayern Munich, Porto dhe RB Leipzig kanë refuzuar të jenë pjesë e Superligës Evropiane.

Shtuar 19.04.2021 07:04