Një person ka mbetur i plagosur, pas të shtënave me armë zjarri të regjistruara pak më parë në qytetin e Korçës. Incidenti i rëndë ndodhi në unazën e qytetit, ndërsa rrethanat në të cilat u zhvillua mbeten ende të paqarta.
I plagosuri u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Të lidhura
None found
Shërbimet e Policisë së Shtetit mbërritën menjëherë në vendngjarje, rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes, për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të kapur autorin. Hetimet janë në vijim.
