V.M. deklarohet i pafajshëm për rastin e Vukashinoviqit, paraburgimi i zgjatet deri më 16 tetor

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur t’ia vazhdojë edhe për dy muaj paraburgimin V.M.-së, ish-pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i cili po hetohet për përfshirje në rrëmbimin dhe plagosjen e Milan Vukashinoviqit.

Të lidhura

None found

Vendimi për vazhdimin e masës është marrë më 13 gusht 2026 dhe më pas është vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit. Sipas zëdhënëses së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj, paraburgimi i të pandehurit është zgjatur deri më 16.10.2026.

“Të pandehurit V.M. i është vazhduar masa e paraburgimit deri më 16.10.2026”, ka thënë Haxhaj për media.

Gjatë seancës së shqyrtimit fillestar, të zhvilluar më 31 gusht 2026, V.M. i ka mohuar akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm. Pas përfundimit të kësaj seance, procedura penale ka hyrë në fazën e kundërshtimit të provave.

V.M. është duke qëndruar në paraburgim prej arrestimit të tij në dhjetor të vitit 2025, kur nisi hetimi për rastin e Milan Vukashinoviqit, shtetas i Kosovës me nacionalitet serb.

Dyshimet e ngritura nga hetimet lidhen me ngjarjen e 1 nëntorit 2025, kur Vukashinoviq dyshohet se u plagos dhe më pas u rrëmbye pranë Leposaviqit nga pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

Arrestimi i V.M.-së në Leshak, më 20 dhjetor 2025, ishte bërë publik nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Operacioni ishte kryer bashkërisht nga Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Sveçla kishte deklaruar se V.M. kishte shërbyer në Policinë e Kosovës pas integrimit të saj në kuadër të marrëveshjes së vitit 2013, por më vonë ishte larguar nga detyra me dorëheqje. Sipas tij, kishte dyshime se V.M. bashkëpunonte me strukturat e sigurisë së Serbisë dhe se ishte i përfshirë në rastin e Vukashinoviqit.

Me urdhër të Gjykatës për kontroll, Policia e Kosovës kishte kontrolluar banesën e V.M.-së dhe objektet përcjellëse. Si rezultat i bastisjes, ishin marrë nëntë telefona celularë, një laptop, tri dokumente, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë të armës së gjuetisë dhe një tytë arme.


Shtuar 3.09.2026 15:38

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahisultrabet adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetultrabet adresijojobetcanlı casino siteleriholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetHoliganbetbetnanojojobetCasibomMarsbahismeritkingJojobet