Të shtëna me armë në një shkollë në Washington, plagosen dy nxënës

Dy nxënës kanë mbetur të plagosur në Washington pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë.

Mediat amerikane raportojnë se autori i ngjarjes ka qenë një 15-vjeçar, i cili është arrestuar nga forcat e policisë.

Shefi i policisë Robert Contee tha se të shtënat u raportuan pak para orës 10 të mëngjesit të së mërkurës pranë Shkollës Publike IDEA.

Contee tha se tre nxënësit e përfshirë ishin larguar të gjithë nga shkolla më herët në mëngjes. Contee tha se menjëherë pasi studentët u larguan nga shkolla, ata u përfshinë në një konflikt. 15-vjeçari qëlloi me armë në drejti të dy të tjerëve, duke i lënë të plagosur.

Dy nxënësit u transportuan në një spital aty pranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.