Të shtënat me armë në Drimadhes, shpallet në kërkim një person

Një 28 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me armë në ajër.

H.F. mësohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 28.06.2021 08:37