Një sherr mes disa pushuesish ka ndodhur ditën e somte në bregdetin e Vlorës. Sipas ABC, dy të rinj kanë ngacmuar dy gra, skena është parë nga bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe më pas ka nisur përplasja.
Si pasojë e këtij sherri ka pasur edhe persona të gjakosur.
Policia dhe ambulanca janë njoftuar nga qytetarët pranë dhe dy prej personave të lënduar kanë përfunduar në spital.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt./albeu.com