Të paprekshmit rus në Europë dhe kaosi që shkaktojnë

Nikolai Malinov, biznesmen dhe ligjvënes, i cili drejton Lëvizjen Kombëtare të Rusofilëve Bullgarë pro Kremlinit është një nga figurat kryesore të Rusofilis dhe influencës ruse në Europë. Rusofilia është admirimi dhe dashuria ndaj Rusisë, historisë ruse dhe kulturës ruse. Admirim që shprehet në forma të ndryshme, si përpjekje për “shtypje” kulturash dhe rritje e influencës  ruse në botë. Përpjekje të cilat kaluan  kornizen diplomatike,  madje  ne  shkelje  flgrante të  ligjeve  vendase.  Këto  veprime  arbitrare  e  komplote  vjedhjesh  së  materialeve  sensitive  te  qeverive te  vendeve  të  ndryshme ,  u  kapën mat  dhe  si  pasojë ndodhën  një seri arrestimesh të spiunëve rus në gjithë Europën.

Por, serisë së arrestimeve të spiunëve rus dhe deportimit të diplomatëve të tyre që kryenin 9 spiunazhin nën petkun e diplomatit, i kishte paraprirë arrestimi i Nikolai Malinov.

Nikolai Malinov e ka vënë veten në shërbim të një shteti të huaj ose një organizate të huaj në mënyrë që t’i shërbejë vendit të tij si spiun. Malinov është një ish-anëtar i parlamentit i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), i cili drejton dy organizata jo-qeveritare pro-ruse, në Bullgari.

“Lëvizja Nacionale Rusofilia” është një organizatë e themeluar në 2003, e cila e përshkruan veten si një organizatë jo-qeveritare misioni kryesor i së cilës është ” të zhvillojë miqësinë dhe bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe Rusisë mbi bazën e ideve dhe vlerave tradicionale Ortodokse dhe Sllave”. Sot, Lëvizja Kombëtare Rusofile është organizata më e madhe jo-qeveritare në Bullgari, me më shumë se 35000 anëtarë që bëjnë pjesë në organizatë.

Por, në shtator të vitit 2019 kryetari i kësaj organizate u akuzua për spiunim dhe pastrim parash për dy organizata e tij, njëra prej tyre edhe “Lëvizja Rusofile”. Prokurorët bullgarë e akuzuan se ai po punonte me këto organizata në një përpjekje për të ndikuar në politikat e jashtme të Sofjes. Në provat e dhëna nga prokuroria ishte një dokument, në gjuhën ruse, i përgatitur nga Malinov që fliste për “ri-orientimin e nevojshëm gjeopolitik të Bullgarisë”.
“Dokumenti përshkruan hapat që duhen ndërmarrë për të rregulluar plotësisht orientimin gjeopolitik të Bullgarisë larg Perëndimit dhe drejt Rusisë”

Politikani bullgar kishte vizituar edhe Beogradin në mars të vitit 2019, si panelist i konferencës “Bombardimi i Jugosllavisë-intervenim ushtarak humanitar ose agresion”, e që përkonte me 20 vjetorin e fillimit të bombardimeve. Malinov u rreshtua në mesin e panelistëve serb e rus që gjykuan sulmet e NATO-s dhe ndërhyrjen e tyre në Kosovë.

Malinov, kishte spiunuar për interes të Rusisë për 9 vjet, ndërsa gjatë 9 viteve të fundit kishte kryer takime të shpeshta dhe kishte krijuar lidhje të ngushta me oligarkun rus dhe magnatin e mediave, Konstantin Malofeev dhe me Leonid Reshetnikov, ish-agjentin rus, ish-drejtuesin e Institutit Rus për Studime Strategjike (RIS), si dhe tani drejtuesin e shoqatës “Shqiponja me dy koka”.

Ai kishte pranuar para  në  sasi  kolosale nga Malofeev dhe Reshetnikov për të siguruar informacione sekrete që kishin të bënin me aktivitetet e qeverisë bullgare, NATO-s dhe anëtarëve të tjerë të aleancës.

Në këtë mënyrë, kishin financuar aktivitete të ndryshme, të cilat ndikonin drejtpërdrejt në sigurinë kombëtare të Bullgarisë dhe përfaqësonin përpjekje për ndikim të qëllimshëm edhe në lidhje me politikën e saj të jashtme.

Gjykata bullgare e liroi me kusht Malinovin në shtator, por atij iu ndalua të linte Bullgarinë. Por, në nëntor të atij viti Malinov dekorohet me Urdhërin e Miqësisë nga Putini në Rusi.

E njëjta gjë ndodhi përsëri në Europë këtë javë por, kësaj here në Poloni.

Agjencia e Sigurisë së Brendshme ka ndaluar një shtetas polak me akuzat e spiunimit për Rusinë. I akuzuari i ka kaluar dokumente të klasifikuara ushtarake, Rusisë. Materialet e dorëzuara në shërbimet speciale ruse “kanë qenë jashtëzakonisht të rëndësishme për operacionet ruse në territor dhe në dëm të Republikës së Polonisë”. Ky aktivitet spiunazhi duket të jetë pranuar edhe nga vetë i akuzuari.

Tani presim ‘lirimin dhe dekorimin’ e të akuzuarit në Poloni, përsa kohë që mbështetet nga Kremlini  zyrtar  që  e  konsideron  nder   të  kapesh  duke  vjedhur  edhe  në  vendet  afër  Rusisë  si  nga  besimi  fetar  ashtu  edhe  nga  kultura.  Qëllimi  i  kremlinit  është  dhe  do  të  mbetet  krijimi  i  kaosit,   veprime  agresioni, shkelje  e  çdo  norme  e  legjislacioni  ndërkombëtar.  Të  pavlera  e  qesharake  duken  deklaratat  e Mepj  ruse  ku  mundohen  të  shfajësohen  çdo  herë  ku    rusët  kapen  mat  e  në  flagrance  duke  kryer  akte  të  tilla.   Ndërkohë vendet tona aleate vijojnë të demaskojnë me forcë aktivitetet e  “fshehta” të spiunazhit rus, duke treguar edhe dimensionet e shtrirjes së këtij fenomeni malinj në sfera të rëndësishme të sistemeve shtetërore.

Përgatiti: Armela Toska


Shtuar 26.05.2021 23:21

Tags: ,