Pasaporta jeshile e COVID-19, Brataj: Është shkelje e të drejtave të njeriut!

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj ka thënë se miratimi i një pasaporte për udhëtimet me pasaporta pas vaksinimit është shkelje e të drejtës së çdokujt për të lëvizur i lirë në shtetin që do. I ftuar në emisionin “Open”, ai tha se askush nuk mund të detyrohet të bëjë vaksinën dhe të kufizohet për të mos lëvizur atje ku do.

“Të kufizosh lëvizjen është shkelje e të drejtave të njeriut. Nuk e imponon dot një qytetar të bëjë vaksinën. Po ata janë nën 18 vjeç apo kush e ka kaluar? Nëse e kam kaluar, pse të mos lëviz, por duhet të bëj patjetër vaksinën?

Kjo është një heqje e të drejtës së njeriut për lëvizje të lirë në vendet e Europës apo dhe gjetkë. Kam të drejtë të mos e bëj, pse duhet të kufizohem? Ne kemi njerëz që mund të jenë vaksinuar dhe të infektohen, se ndodh kjo, pra s’ka kuptim që t’i mohohet dikujt lëvizja e lirë,”-tha ndër të tjera ai. /tch


Shtuar 26.05.2021 23:27