Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë, ku shtetasi Bilbil Shirja, 48-vjeç vrau dhe dogji gruan e tij në makinë dhe më pas u vetëvar në pemë duke i dhënë kështu fund jetës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, ndërkohë që çifti ishin prindër të një vajze të martuar, dhe të një djali 17-vjeçar.
Shirja, i cili mbante dhe emrin Majkell, në rrjetet sociale, jetonte së bashku me bashkëshorten e tij në fshatin Manskuri të Kavajës, ndërsa ky krim i dyfishtë ka lënë të shokuar të gjithë banorët e zonës dhe fqinjët që i njihnin.
Bilbil dhe Fëllënxa Shirja ishin në proces divorci dhe ditën e hënë ata kishin seancën përfundimtare.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.
Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.
Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.