Të falësh nuk është gjithmonë zgjedhja e duhur

Nga Sarah Barkley,Power of Positivity

Kur jeni të lënduar, mund të ndiheni në presion për të falur personin që ju ka bërë të ndiheni keq. Pavarësisht nëse ky presion vjen nga shoqëria ose dhe nga familja mund të jetë e vështirë mos ta bëni. Ndonjëherë, megjithatë, falja nuk është alternativa më e mirë.

Kjo mund të jetë e lodhshme sepse gjatë gjithë kohës do të dëgjoni se duhet të falni pasi falja është thelbësore. Do të dëgjoni se është e vetmja mënyrë për t’u shëruar dhe për të ecur përpara, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Duke mos falur dikë,  ju në fakt po i qëndroni besnik vetes. Pavarësisht se çfarë ju thotë dikush, nuk keni pse të falni dikë që ju ka bërë keq. Ndonjëherë, jo vetëm që falja nuk është alternativa më e mirë; është edhe opsioni më i keq. Megjithatë, ju duhet të vendosni nëse do të falni apo jo. Merrni parasysh situatën dhe opsionet tuaja, dhe më pas vendosni se cila është më e mira për ju, raporton abcnews.al

Pse falja nuk është gjithmonë zgjidhja e duhur?

Këtu janë disa shenja se ju nuk jeni ende gati për të falur.

Duhet të analizoni situatën

Disa njerëz mund t’ju thonë se po mendoheni shumë, por ju duhet të analizoni se çfarë ju kanë  bërë dhe si ju bën të ndiheni. Plus, duhet të mendoni se si do të ndiheni  në të ardhmen.

Ju duhet kohë derisa të merrni veten

Ekziston një proces shërimi që duhet ta kaloni përpara se të merrni situatën në dorë. Nuk ka asgjë të keqe të kalosh nëpër këto hapa dhe nuk ka asnjë kufizim kohor për të. Procesi është i ndryshëm për të gjithë dhe falja mund të mos jetë një nga hapat e duhur për ju. Mund të ndiheni më mirë edhe nëse nuk falni.

Thjesht nuk është momenti i duhur

Procesi i shërimit kërkon kohë.  Ju duhet të merrni kohën e duhur dhe të mendoni me qetësi.

Mund të ulë vetëvlerësimin tuaj

Nëse lejoni veten të shprehni emocionet apo zemërimin do të ndiheni më të fuqishëm. Nga ana tjetër, falja mund të ulë vetëvlerësimin tuaj.

Nëse falni e njëjta gjë mund të ndodhë sërish

Kur falni  lehtë, ka më shumë gjasa që personi qe ju ka lënduar t’ju lëndojë përsëri. Sa më shpesh të falni, aq më shpesh ata do t’ju bëjnë keq.

Ju duhet të njihni veten

Kur jeni lënduar nga dikush që ju intereson, kjo ju ndryshon jetën. Pavarësisht se çfarë rruge vendosni të ndiqni, gjërat do të jenë ndryshe. Kjo do të thotë që gjërat nuk do të jenë kurrë si dikur, dhe ju duhet të ri-zbuloni se kush jeni. Dhe procesi juaj i shërimit është gjëja më e rëndësishme në këtë situatë.

Mund të izoloheni nga të tjerët

Të thuash që e ke falur dikë kur vërtet nuk e ke falur, mund të jetë edhe më e dëmshme për mirëqenien tënde. Dhe kjo gjë do tju largojë nga të tjerët.

Ju nuk arrini të falni dot

Ndonjëherë, nuk jeni në gjendje ta falni personin që ju ka bërë keq. Falja nuk mund të imponohet. Ju ende mund të gjeni mënyra të tjera për të lënë menjëanë zemërimin dhe dhimbjen.

Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj?

Edhe pse nuk keni arsye pse të falni, është e rëndësishme që të mos injoroni atë që ju ka ndodhur. Pasi diçka e tillë mund të përkeqësojë situatën.

Tregoni dhembshuri për veten tuaj

Është normale të lëndoheni kur jeni tradhtuar, ndaj jepini vetes kohë. Mos harroni se nuk është faji juaj që jeni tradhtuar dhe është shumë normale fakti që nuk mund të falni. Kujtojani vetes se personi që ju lëndoi është njeri dhe njerëzit gjithashtu mund të gabojnë.

Jepini vetes kohë

Kur të bëhet padrejtësi, do të vuash. Jepini vetes kohën e nevojshme. Procesi i shërimit është një proces personal për të gjithë. Ky hap është thelbësor pa marrë parasysh se çfarë rruge do të ndiqni. Sado e vështirë të jetë situata, çdo gjë do të kalojë, raporton abcnews.al

Merruni me aktivitete

Duke u marrë me aktivitete nuk do të fokusoheni në aspektet negative. Ndërsa është e rëndësishme t’i kaloni ato dhe të përpunoni gjithçka, nuk mund të mendoni për të gjatë gjithë kohës. Kështu që merruni me aktivitete të tjera.

Kujtojani vetes arsyet pse nuk e falni Ju duhet t’i vendosni vetes kufij, se kur mund ta falni dikë. Kujtojini vetes mirëqenia juaj është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

Si të merrni vendimin se zgjidhja më e mirë është të falni?

Vendimi për të falur apo për të mos falur varet tërësisht nga ju. Ju jeni i vetmi që mund t’i vendosni vetes kufij. Kur të jeni duke marrë vendimin tuaj, ka disa gjëra që duhet të merrni parasysh dhe disa hapa që duhet të ndërmerrni. Mos harroni, vendimi është në dorën tuaj, pavarësisht nga çfarë mund të thonë të tjerët.

Nëse dikush nuk kërkon falje , ndoshta nuk e meriton faljen tuaj. Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se një falje nuk kompenson gjithmonë atë që është bërë, por do të ndihmojë.

Merrni parasysh situatën

Disa gjëra janë më të lehta për t’u falur se të tjerat, dhe kjo është diçka që duhet ta keni parasysh. Vetëm ju e dini mënyrën se si ndiheni. Nëse kjo nuk është hera e parë, falja mund të mos jetë alternativa më e mirë. Nga ana tjetër, nëse është hera e parë, mund të jetë hera e vetme. Ne nuk mund ta dimë me siguri, kështu që merrni vendimin që ju ndiheni më rehat.

Mendoni për atë që dëshironi të bëni

Pavarësisht se çfarë ka ndodhur, ndonjëherë e dini se çfarë dëshironi të ndodhë më pas. Nëse doni t’u jepni atyre një mundësi tjetër dhe e dini se mund të falni, kjo është diçka pozitive. Është gjithashtu pozitive nëse vendosni se nuk doni të jepni një shans të dytë. Mos harroni se kjo është jeta juaj dhe ju duhet të vendosni se cilët persona meritojnë të jenë me ju.

Ndërsa shumë njerëz thonë se falja është çelësi për të vazhduar përpara, nuk është plotësisht e vërtetë. Vendimi për të falur apo jo varet tërësisht nga ju. Mos lejoni askënd të përpiqet të kontrollojë vendimin tuaj. Mos harroni se falja nuk është gjithmonë alternativa më e mirë dhe se nuk mund të imponohet. /abcnews.al


Shtuar 2.11.2021 11:52