SPAK mori si të pandehur kryebashkiakun socialist, Erion Braçe e merr në mbrojtje: Ti nuk je gangster! (FOTO LAJM)

Marrja si i pandehur nga SPAK i Qerim Ismailajt, kryebashkiak i PS në Mallakastër ka vënë sërish Partinë Socialistë përballë akuzave dhe sulmeve.

Pas këtij vendimi, ka reaguar ish-zv kryeministri Erion Braçe duke i dalë Ismailajt në mbrojtje dhe duke deklaruar se ai nuk e meriton këtë vendin.

Në një postim në Instagram, krah një fotoje të Ismailajt, Braçe shkruan se kryebashkiaku nuk është gangster, por një emigrant që kërkon të paguhet për punën që bën.

Sipas Braçes, gangsterët e vërtetë janë ata që e tregojnë forcën në politikë, që merren me ‘punë të pista’ dhe që i japin krimit fuqinë e tyre.

“Edhe nje here; GANGSTER NUK JE kur; Emigron, punon si i tille, kerkon te paguhesh per punen qe ben. Poooo, faj eshte te kerkosh te paguhesh per punen qe ke kryer edhe me force-nese provohet e tille.

Por GANGSTER NE POLITIKE nuk je! GANGSTER JE kur; Emigron, punon ne pune te pista duke ju dhene krimit me gjithe fuqine tende, vjedh makina dhe i trafikon, trafikon droge e arme, siguron te ardhura pa mase dhe kthehesh ne vendin tend ku, me ato para, ble kedo qe merr vendim te te bej udheheqes politik, me ato para ble vota cep e me cep te territorit politik ku te kane bere MBRET! DEKRIMINALIZIMI PER FAT TE KEQ PO SHERBEN SI AMNISTI PER GANGSTERET E VERTETE POLITIKE!”- shkruan Braçe. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

 


Shtuar 2.11.2021 11:48