Nuk është pjesë e formacionit titullar të Ancelottit, Asensio kërkohet nga pesë klube “big”

Mesfushori i Real Madridit, Marco Asensio është një ndër futbollistët më të kërkuar para vitit 2022.

Shkaku i lëndimit në gju, 25-vjeçari asnjëherë nuk e gjeti formën e vjetër, derisa edhe humbi vendin titullar.

Spanjoll ka qenë tre herë titullar dhe zhvilluar tetë ndeshjes si zëvendësues në të gjitha garat.

Sipas El Chiringuito, pesë skuadra të mëdha janë duke shikuar nga afër situatën e spanjollit.

Liverpool, Arsenal, AC Milan, Juventus dhe Borussia Dortmund thuhet se e duan Asension në afatin e ardhshëm veror.

Mesfushori ka edhe 20 muaj kontratë të mbetur, derisa një pjesë e bordit është duke konsideruar shitjen.


Shtuar 2.11.2021 11:55