Të duhet një rrogë shumë e mirë në Shqipëri për të blerë keto shapka Gucci prej gome (FOTO LAJM)

Gucci ka prodhuar një palë sandale prej gome të cilat i ka hedhur në treg me një çmim goxha të kripur, 338 euro. Por prapë ato po bëjnë namin për shkak të marketingut në rrjetet sociale.

Me dizajnin e Crocs, në ngjyra të bardha, lejla ,të zeza ,të kuqe, jeshile ose blu për burrat, të veçantën e kanë sigurisht tek logoja e markës. Monogrami shfaqet si një motiv i prerë në majë të sandaleve.

Sigurisht nuk kanë munguar as komentet qesharake nga ana e fansave, por gara e fashionisteve ka filluar. Nuk ka plazh këtë verë pa Gucci crocs!


Shtuar 8.06.2021 22:24