Qytetarët e Kosovës kanë vendosur që të nisen drejt Shqipërisë për të shijuar më tepër fundjavën.
Ndërkohë Kosova menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti, u shpallën masat e reja anti-Covid.
Në përpjekje për ti shpëtuar masave më të rrepta, prej mbrëmjes së të enjtes deri më tani në Shqiperi kanë hyrë mbi pesë mijë qytetarë nga Kosova.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për mediat se që nga dita e mërkurë kanë kaluar kufirin 1,475 qytetarë, më 8 prill kanë kaluar kufirin 1,845 qytetarë dhe më 9 prill nga ora 00:00 deri në orën 11:00 kanë kaluar kufirin 5,498 qytetarë
“Po ua përcjellë të dhënat, numrin e personave që kanë kaluar kufirin, më 7,8 dhe 9 prill nga ora 00:00 deri në ora 11:00. Datë 07.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1475 persona, datë 08.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1845 persona, datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5498 persona”, shprehet Krasniqi.