Të akuzuar për vrasjen e Alket Muhajt rreth tre vite më parë, babë e bir lihen të lirë

Gjykata e Apelit ka vendosur të lejë të lirë Et’hem dhe Dino Muhaj, dy nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e Alket Muhajt nga fshati Rabije në bashkinë Memaliaj.

Babë e bir janë lënë në arrest shtëpie ditën e sotme duke dalë nga paraburgumi i deritanishëm 2.5 vjeçar, pas arrestimit më 8 shtator të 2018-ës.

Sot në Gjykatën e Apelit u shqyrtua kërkesa e avokatit të të pandehurve ,Tahir Novi, me arsyetimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit pasi Gjykata e Faktit zvarriti në këtë periudhë 2.5 vjecare proceset gjyqësore duke mos dhënë një vendim përfundimtar, çka bëri që të tejkaloheshin afatet ligjore.

Gjykata e Apelit në Gjirokastër, sot konstatoi se pretendimi i palës mbrojtëse ishte i bazauar ne ligj. Procesi gjyqësor në Gjykaten e Faktit zgjati 2.5 vjet dhe për këtë shkak dy personat e akuzuar duhet të mos qëndronin më në paraburgim.

Kujtojmë se dyshimet kryesore pas vrasjes së Alket Muhajt në vitin 2018, ranë mbi babë e bir për shkak të konflikteve të mëparshme që ata kishin patur me viktimën për motive pronësie.

Një tjetër pistë mbi vrasjen e Alket Muhajt ishte edhe ajo e dekonspirimit. Dyshohet se trafikantë që mbillnin kanabis në zonë dyshonin se Muhaj informonte policinë mbi parcelat e drogës që mbilleshin në zone.


Shtuar 4.06.2021 18:28