Taulant Balla i bindur për shkarkimin e Metës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehet se procesi i për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të shkojë deri në fund.

Balla folur nga Cërriku për mediat dhe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke thënë se tashmë është koha që qeveria dhe opozita të nisin bashkëpunimin.

 “Secili prej nesh duhet ta lexojë me shumë përgjegjshmëri rezultatin e 25 prillit. Ne fituesit kemi detyrimin që jo vetëm të shtrijmë dorën e bashkëpunimit, por edhe të përfshijmë edhe ata që janë humbësit  pra opozita e këtij vendi, për të punuar sëbashku për interesat e mëdha të vendit. Interesi më i madh është rruga drejt Bashkimit Europian. Ky proces është vështirësisht i arritshëm nëse ne nuk bëjmë bashkë të gjitha kontributet. Tashmë jemi në stacionin e parafundit të procesit të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Fillimi i bisedimeve për anëtarësim është stacioni i parafundit, stacioni i fundit është momenti i anëtarësimit. Dhe ftesa për të bashkëpunuar me opozitën është ftesë e sinqertë dhe bazohet në interesat madhore të vendit. Unë mendoj që të gjithë në duhet të heshtim dhe duhet të jetë Komisioni ai që më fund të mandatit të tij të sugjerojë vendimmarrjen e vet. Nëse Komisioni konkludon se shkeljet janë të rënda dhe hyjnë për shkarkimin e Metës do të shkarkohet. Nëse do të ketë konkluzion tjetër, kjo është vendimmarrje sovrane Komisionit Hetimor Parlamentar. Në fund do të ketë një votim për raportim dhe nëse do të rekomandohet shkarkimi do të ketë edhe votim për shkarkim”,-tha Balla.


Shtuar 14.05.2021 19:30