Tashmë deputet, zëvendës ministri i Mbrojtjes jep dorëheqjen pas 6 vitesh

Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Koçi me anë të një postimi në rrjtet sociale, duke e lidhur këtë akt me faktin se tashmë ai do të jetë deputet në Parlamentin e ri të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai e bëri publik këtë menjëherë, pasi KQZ e certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit së bashku me 140 emrat e deputetëve.

Koçi kandidoi në qarkun e Fierit, ai njëherësh u caktua edhe si kryetar i PS-së për qytetin e Fierit. Ai i rikthehet Parlamentit, pas tre legjislaturave.

“Uroj t’ja kem dalë mbanë! Mirënjohje të ndjerë Kryeministrit, Qeverise, 3 ministrave të Mbrojtjes dhe sidomos personelit me dhe pa uniformë në MM dhe FA, 3 Shefave te Shtabit të Përgjithshem, Komandantëve të strukurës ushtarake dhe çdo bashkëpunëtori në këtë udhëtim nderi per mua”, shkruan Koçi në Facebook.

Postimi i plotë

Për gjashtë vjet e gjysme në Ministrine e Mbrojtjes. Këtij nderi të lartë jam përpjekur t’i përgjigjem me përkushtim të ndershëm e të palodhshëm.

Uroj t’ja kem dalë mbanë! Mirënjohje të ndjerë Kryeministrit, Qeverise, 3 ministrave të Mbrojtjes dhe sidomos personelit me dhe pa uniformë në MM dhe FA, 3 Shefave te Shtabit të Përgjithshem, Komandantëve të strukurës ushtarake dhe çdo bashkëpunëtori në këtë udhëtim nderi per mua.

Çdo shqiptar po ta pyesësh nëse e do atdheun dhe flamurin kuqezi do të pergjigjet po. Këtu në MM dhe FA çdo çast përgjigjemi po, sepse pyetjen na i bën detyra!


Shtuar 23.06.2021 16:16