Takoi kongresmenët amerikanë, Basha më i sigurt se kurrë: Do pastrojmë politikën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një prononcim për mediat ka dhënë detaje për takimin me përfaqësuesit e Kongresit Amerikan.

“Përfaqësuesit e lartë të Kongresit amerikan, vizituan PD dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen politike në Shqipëri, rajon dhe prespektivën e bashkëpunimit. Në prioritetin e parë për Shqipërinë rendita domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shinat demokratike, të zgjedhjeve të lira dhe rolin e veçantë që ka lufta kundër korrupsionit. Folëm për rëndëisnë që ka jo vetëm për sigurinë dhe paqen, po kështu edhe për demokracinë lufta kur kundër korrupsionit por edhe për faktin se i gjithë rajoni po përjeton nj nevojë të ngutshme për rikthimin e demoracisë.

Kjo situatë është produkt i autokratëve të Ballkanit që për hir të pushtetit të tyre kanë shkatërruar demokracinë, siç janë zgjedhjet e lira, duke cituar ato të 25 prillit dhe duke treguar vendosmërinë tonë për të mos iu ndarë kauzës sonë për të pasur politikanë të pasur.

Shpjegova edhe vettingun e  politikanëve. Edhe pse kanë kaluar 5 vjet nga reforma nuk është çuar para drejtësisë asnjë politika i nivelit të lart apo bos., ndaj edhe vettingu i politikanëve,” tha Basha./albeu.com/