Tajvani dënon Rusinë, do të bllokojë bankat e saj nga SWIFT

Tajvani do t’i bashkohet masave për të bllokuar disa banka ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT “në hap” me vendet perëndimore, tha kryeministri Su Tseng-chang.

“Tajvani e ka dënuar Rusinë për pushtimin e saj në bashkëpunim me partnerët tanë demokratikë globalë…ne do të bashkëpunojmë për vendimet e marra kundër bankave ruse njëkohësisht,” tha Su, përpara një sesioni parlamentar.

Për më tepër, Tajvani do të “shqyrtojë” produktet e eksportuara në Rusi në përputhje me Marrëveshjen Wassenaar, e cila rregullon kontrollet e eksportit për armët dhe mallrat dhe teknologjitë me përdorim të dyfishtë, u tha ligjvënësve ministri i çështjeve ekonomike Wang Mei-hua.

Eksportet e tilla nuk do të lejohen “nëse nuk ka arsye legjitime,” tha ai.

Wang pranoi se tregtia e Tajvanit me Rusinë është minimale, por tha se prodhuesit kryesorë të çipave tajvanezë janë zotuar të gjithë të jenë në përputhje me politikat e qeverisë dhe rregulloret përkatëse. “Ne do të shpallim masa specifike në kohën e duhur,” tha ajo.

Tajvani përbën më shumë se gjysmën e prodhimit botëror të çipave gjysmëpërçues.

Më vete, Tajvani dërgoi 27 tonë furnizime mjekësore në Ukrainë të hënën./albeu.com


Shtuar 1.03.2022 08:31