Tabaku pas rezultateve në njësinë 10: Partia Demokratike është rritur me 30%

Pas rezultateve të shpallura në njësinë 10 në Tiranë, kandidatja për deputete e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh nga selia blu se në njësinë numër 10 në Tiranë, PD pati një rritje me 30%, ndërkohë që PS ka humbur 200 vota.

“Unë dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe veçanërisht të Tiranës që dje morën pjesë masivisht në zgjedhje. Rezultatet që erdhën nga dega 10 në Tiranë me votimin elektronik, janë të jashtëzakonshme. Partia Demokratike është rritur me 30%, ka një rritje me 1200 vota, ndërkohë që PS ka rënë me 200 vota”, u shpreh Tabaku.

“Unë ftoj të gjithë numëruesit dhe vëzhguesit që të vazhdojnë të numërojnë me vendosmëri. Tirana po i prin ndryshimit”, u shpreh zonja Tabaku.

Shtuar 26.04.2021 10:45