Përbërësit për 2-3 persona:
1 panxhar i kuq i madh
1 patate e ëmbël mesatare
1 patate e artë mesatare (patate normale)
2 karota mesatare
1 qepë e bardhë mesatare
2 thelpinj hudhër
Pak rigon
Pak piper
Pak majdanoz pluhur
Kripë
Vaj ulliri
Piper i zi
Për servirje (nuk janë të domosdoshme):
Fara susami
Fara chia
Fara luledielli
Përgatitja:
Në tenxhere, në temperaturë mesatare, shtoni fillimisht qepën e grirë hollë dhe shtoni vaj ulliri të cilësisë së lartë, pak kripë, pak piper të zi, pak majdanoz pluhur, pak rigon dhe 2 thelpinj hudhra.
Shtoni karrotat e prera në rrathë të vegjël. Vazhdoni të kaurdisni dhe më tej shtoni pataten e ëmbël, pataten e artë dhe më tej shtoni panxharin gjysmë të zier.
Kaurdiseni masën mirë dhe pasi të shihni se zarzavatet kanë marrë të gjitha një skuqje të lehtë shtoni një koncentrat pule dhe 1 litër ujë.
Kapakun e tenxheres lëreni gjysmë të hapur që një pjesë e mirë e tij të shterrojë. Kur zarzavatet të jenë zier atëherë kaloni masën solide në grirësen ushqimore (roboti ushqimor) dhe shtoni gradualisht pjesën e lëngut derisa supa të arrijë masën kremoze që ju preferoni.
Kjo është një supë-krem me shumë vlera ushqimore për të gjithë familjen e sidomos për të vegjlit tanë.
Për fëmijët servireni me pak krem qumështi dhe fara susami. Për të rriturit shtoni gjithashtu dhe fara chia dhe fara luledielli të pjekura./albeu.com