Sulmi terrorist në Moskë/ Putin: Autorët janë arrestuar, 24 marsi ditë zie

Në një fjalim drejtuar kombitn të tij pas sulmit me 133 viktima në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin, është shprehur se përgjegjësit do të ndëshkohen.

Vladimir Putin, shprehet se autorët e sulmit u përpoqën të arratiseshin drejt Ukrainës, por u arrestuan nga forcat e sigurisë së Rusisë.

“Të gjithë përgjegjësit do të ndëshkohen”, u shpreh presidenti Putin duke shtuar se “4 personat e armatosur që shkaktuan sulmin janë arrestuar”.

Presidenti rus ka shpallur 24 marsin ditë zie, teksa e konsideroi sulmin në sallën e koncerteve një “akt terrorist barbar”.

Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë”, përfundoi ai në fjalën drejtuar kombit.


Shtuar 23.03.2024 15:19