Sulmi me armë ndaj Top Channel, gjendet e djegur makina e autorëve, në vendngjarje rreth 25 gëzhoja

Një sulm me armë ndaj Top Channel la të vrarë rojen e objektit, 60-vjeçarin Pal Kolaj.

Ngjarja e rëndë u regjstrua pak pas mesnate, teksa ështe e paqartë në çfarë rrethanash ka ndodhur.

Ndërkohë, një automjet që dyshohet se është përdorur nga autorët është gjetur i djegur në Golem të Kavajës.

Mjeti ishte tip  “Range Rover” me targa të vjedhura dhe brenda tij ishte kallashi që dyshohet se është përdorur për ngjarjen.

Ndërkohë, sulmi ësht drejtuar nga dera kryesore e To Channel dhe në vendngjarje janë gjetur rreth 25 gëzhoja. Më pak se 200 metra më tej janë studiot ku po zhvillohet Big Brother. /albeu.com


Shtuar 27.03.2023 06:58