Një burrë është sulmuar së fundmi me thikë jashtë portave të Universitetit Aristotele të Selanikut.
Sipas informacioneve të thestival.gr, pak pas orës 16:00, një burrë ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur në qafë një 35-vjeçar jashtë ambienteve të universitetit.
Autori ka arritur të plagosë lehtë viktimën, i cili është dërguar në spitalin AHEPA.
Të njëjtat informacione bëjnë me dije se më parë nuk ka pasur ndonjë incident apo sherr mes autorit dhe viktimës.
Viktima në deklaratën e tij në polici ka shpjeguar se autori ishte në panik, por pa e ditur arsyen.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë efektivët e grupit “Z”, të cilët po kryejnë hetimet në zonë për identifikimin e autorit./Albeu.com/