Të paktën tre persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa të nisur nga forcat e armatosura ruse në Odesa, një port strategjik ukrainas në jug të vendit, tha sot një oficer ushtarak.
Tre të vdekurit ishin punonjës të një magazine tregtare që u godit nga një raketë ruse, tha në platformën Telegram, Serhii Brachuk, zëdhënës i administratës ushtarake të Odessa. Autoritetet besojnë se mund të ketë më shumë njerëz të bllokuar nën rrënojat, shkruan BBC.
Të lidhura
None found

Gjatë fjalimit të tij gjatë natës, Presidenti Zelensky tha se sulmet e fundit nga Rusia ndaj civilëve dëshmuan se partnerët e Ukrainës duhet të sigurojnë që vendi i tij të kishte sisteme të mjaftueshme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë modernë.
Të martën, SHBA njoftoi një ndihmë shtesë në vlerë prej 235 milionë dollarësh (186 milionë £) për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen e saj ajrore. Ndërkohë në Rusi, Presidenti Vladimir Putin u tha gazetarëve se humbjet e Kievit po i afroheshin niveleve “katastrofike”. Ai sugjeroi gjithashtu se humbjet e trupave të Ukrainës ishin dhjetë herë më të mëdha se ato të Rusisë – duke këmbëngulur se kundërofensiva e vazhdueshme kishte qenë e pasuksesshme deri më tani. Kyiv thotë se trupat e tij kanë bërë përparime në Bakhmut, në rajonin lindor të Donetsk./AlbEu.com/
