Stuhia në Jalë, 5 pjesëtarët e një familjeje shpëtojnë nga mbytja falë ndërhyrjes së Policisë Kufitare

Një grup prej pesë vetash, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje, i kanë shpëtuar një rreziku të madh në det mbrëmjen që lamë pas, kur mjeti i tyre lundrues pësoi defekt pikërisht gjatë stuhisë që përfshiu zonën e Vlorës.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ndodhi në afërsi të plazhit të Jalës. Familjarët po lundronin në kushte të rënduara atmosferike, kur avaria i la të bllokuar dhe i detyroi të kërkonin ndihmë emergjente.

Të lidhura

None found

Pak para orës 22:30, autoritetet morën sinjalin e rrezikut dhe menjëherë një skuadër e Policisë Kufitare të Himarës u vu në lëvizje me mjetin e saj lundrues për një operacion kërkimi dhe shpëtimi.

Pas kërkimeve në det, forcat e rendit arritën të identifikojnë pozicionin e mjetit në bord të të cilit gjendeshin pesë shtetas. Ata ishin një çift bashkëshortësh dhe tre fëmijët e tyre, të cilët u evakuuan shëndoshë e mirë dhe u shoqëruan drejt Pikës së Kalimit Kufitar Himarë.

Familja i ka shprehur mirënjohjen ekipit të shpëtimit për reagimin e shpejtë dhe mënyrën profesionale të veprimit.

Nga ana e saj, Policia Kufitare thekson se mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së pushuesve dhe apelon që të respektohen rregullat e lundrimit, të mbahen gjithmonë pajisjet e sigurisë dhe të evitohet çdo lëvizje detare në kushte të këqija moti.


Shtuar 22.07.2026 16:05

matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet giriş