Stuhia bën kërdinë në Francë, shënohet një viktimë, breshri shkatërron vreshtat

Pjesa më e madhe e Francës është përfshirë nga stuhi të fuqishme që kanë shkaktuar dëme të mëdha. Si pasojë, një grua ka vdekur dhe vreshtat e rrushit janë shkatërruar, raporton France 24.

Ishulli i Koriskës është përmbytur, ndërsa temperaturat kanë shënuar rekord në muajin qershor.

Gruaja që humbi jetën, vdiq pasi u bllokua në makinën nga ujërat e furishme të shkaktuara nga një stuhi në qytetin verior të Rouen, njoftoi zyra e kryetarit të bashkisë.

Në rajonin Landes dhe Gers të Francës jugperëndimore, ka pasur breshër me madhësi sa topat e golfit. Bernard Malabirade, president i departamentit të bujqësisë Gers, tha se stuhia e breshrit kishte prekur dhjetëra mijëra hektarë.

France-Meteo ka paralajmëruar se stuhi të tjera në vazhdim, duke filluar në jugperëndim dhe duke lëvizur në veri dhe lindje në të gjithë vendin./albeu.com


Shtuar 5.06.2022 16:26