Stresi acarohet nga pyetja nëse do zëvëndësonte Kejsin: Më ka mbajt në gji (FOTO LAJM)

Reperi i njohur Stresi ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit, ku si gjithmonë nuk kanë munguar pyetjet rreth Keisit. Ndonëse dyshja janë ndarë, ata vazhdojnë të ruajnë komunikim me njëri-tjetrin.

“A e kishe zëvendësuar Keisin?”, i ka shkruar një ndër ndjekësit. Kjo pyetje nuk i ka pëlqyer aspak reperit, të cilit i ka tingëlluar si qesharake. Ai ka theksuar se do t’i jetë mirënjohës përjetë ish-partneres, duke bërë të ditur që askush nuk mund të zërë vendin e saj e duke vendosur kështu pikat mbi “i” për këtë histori.

“Pyetje qesharake, kurrë nuk do ulja dikë që më ka mbajtur në gji. I jam mirënjohës përjetë. Po jeta kështu e ka”, ka shkruar ai.


Shtuar 7.06.2021 15:34