Strehimi i afganëve, qeveria Kurti: Po komunikojmë me autoritetet amerikane

Për pranimin e afganëve refugjatë në Kosovë, Qeveria Kurti thotë se janë në komunikim me autoritetet shtetërore dhe ushtarake amerikane që nga mesi i korrikut.

Shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, ka thënë se ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që janë duke i trajtuar.

“SHBA-të janë aleati ynë kryesor dhe partneri ynë strategjik. Gjithçka do të përmbyllet mirë”, ka thënë Dalipi.


Shtuar 15.08.2021 12:51