Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar për bllokadën institucionale në Kosovë, duke thënë se situata mbart elemente të një “grushti të shtetit”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka drejtuar akuza ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancëb për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Listës Serbe, të cilat i fajëson për bllokimin e proceseve politike.
Të lidhura
None found
Sipas Mekulit, qytetarët duhet të protestojnë para zyrave të këtyre subjekteve politike, pasi, siç argumenton ai, ato po pengojnë funksionimin e institucioneve dhe po dëmtojnë interesin e Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Grusht shtet? Protestë para zyrave të PDK, LDK, AAK dhe LISTËS SERBE?
Sipas fjalorit të gjuhës shqipe “PUÇ” apo “Grusht shteti” është ajo që organizohet në fshehtësi nga një grup i kufizuar njerëzish, të cilët nuk kanë mbështetje në popull;
E kjo çka po ndodhë në Kosovë, konkretisht nga partitë opozitare LDK, PDK, AAK, LISTA SRBSKA dhe mediat e tyre, ka shenja të qarta të një grusht shteti klasik.
A duhet lejuar që Kosova e vogël të vuaj për sherr të partive politike? Natyrisht se jo!
Të dashur lexues,
Sot do të ishte e drejtë dhe njerëzore që populli i Kosovës, përpos që po merr pjesë (me të drejtë) në protestat kundër korrupsionit në Tiranë, do të duhej të hapnin sytë e të protestonin edhe para zyrave të partive politike PDK, LDK, AAK dhe LISTËS SERBE për shkak të bllokadës që po i bëjnë popullit të Kosovës.
Populli, përmes votës demokratike, vendosë se kush do t’a udhëheqë shtetin; në këtë rast VETËVENDOSJE ka fituar 53 deputetë, që nesër të qeverisë shtetin me parti tjetër politike, apo jo?
Tani opozita LDK, PDK, AAK dhe LISTA SRBSKA po bllokojnë Kosovën; a nuk është ky veprim me elemente “grusht shteti” apo “puçi?”
Konsekuent deri në fund: A duhet të protestohet para zyrave të këtyre partive politike që po e minojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës?
