Presidenti gjerman Steinmeier gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë ka vënë theksin te Reforma në Drejtësi ku tha se ky proces duhet të shkojë përpara.
Ai kërkoi që opozita dhe maxhoranca të punojnë së bashku për anëtarësimin në BE përtej llogoreve politike.
‘Entuziast për të ardhmen dinamike. Bota është në shumë drejtime. Këtu jemi në vizitë dhe po i përkushtohet Europës. Kam ndjerë gëzim këto kohë, gëzohem që mund të jem pranë jush e që mund ta përjetoj në vetë të parë. Për mua është një nder i madh të flas këtu në këtë parlament. Ne jemi të lidhura prej dekadash. E kemi mbështetur vendin tuaj kur u izoluat, ju mbështesim dhe në nivelin ekonomik. Vendi ynë është partneri i 4-të më i madh në Shqipëri. Ne bashkëpunojmë ngushtë me njëri tjetrin. Shkëmbimet mes nxënësve dhe studenteve, nuk janë vetëm shenjë e miqësisë por kanë sjellë dhe raporte miqësie mes njerëzve të veçante. Në futboll. Lojtarët shqiptarë e kanë pasuruar Bundesligën, Mërgim Mavraj.. Unë jam këtu pranë jush pak para se BE nisi anëtarësimin me Shqipërinë. Së shpejti do të njihen diplomat.
Dua ti bëj thirrje atyre ejani në Shqipëri dhe infektohuni me shpirtin europian. Ju e keni reformuar vendin dhe sukseset janë të dukshme. është ngritur një prokurori speciale, kam një reformë voluminoze në drejtësi, shërben si shembull. Ju dëshironi një të ardhme të mirë për vendin. E di që rruga e Shqipërisë drejt BE do jetë ambicioze, vijoni reformën në drejtësi, punoni llogoreve mes opozitës dhe qeverisë”, shpreh ai.