Protesta, Berisha i vendosur: Do të bëhet ku të vendosin organizatorët, Rama do paguajë nga xhepi për prishjen e “Prestige Resort”

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës për mediat pas përfundimit të fjalës së presidentit gjerman në parlament , ka komentuar edhe protestën e 6 dhjetorit.

Ai është shprehur i vendosur se protesta do të bëhet, ndërsa sa i përket vendit atë do e vendosin organizatorët.

Po ashtu Berisha preku edhe shembjen e “Prestige Resort”, të cilin e cilësoi si një akt kriminal, hakmarrje primitive dhe antiligjore të Edi Ramës ndaj pronave të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, që po ashtu është edhe pronar mediash.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Unë gjithashtu dua të denoncoj me forcën më të madh, aktin kriminal, hakmarrjen primitive, të turpshme, antiligjore, antikushtetuese të Edi Rramës ndaj pronave të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, që është njëkohësisht pronar mediesh. Ju garantoj që kjo që shihni aty, nuk ka asnjë lidhje tjetër,përveç hakmarrjen e egër dhe primitive të Edi Ramës, për qëndrimin që këto media kanë mbajtur në informacionin për qytetarët shqiptarë. Unë kam këtu shkresën ku IKMT në vitin 2017, merr përgjigje se resorti po ndërtohet mbi bazën e një vendimi të Këshillit të Ministrave. Pra, ka leje dhe çdo gjë.

Ky akt i shëmtuar i një njeriu të sfazuar nga fakultetet mendore, i një njeriu që përfaqëson errësirën, arkaizmin më të thellë njerëzor në hakmarrje, është kjo që ndodh sot, në një ditë si kjo, që është një ditë e veçantë, se një burrështetas i një vendi të madh viziton vendin, ndërkohë që fadromat e një njeriu të verbër i futen një resorti ku PS ka zhvilluar dhjetëra e dhjetëra aktivitete elektorale. Një gjë ju siguroj, se do jenë taksapaguesit shqiptarë që do paguajnë urrejtjen e këtij karakteropati si në rastin e Agonit dhe në raste të tjera. Këtë herë do i paguajnë një për një, ne do bëjmë ligjin që çdo arbitrazh të dëmshpërblehet nga Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Kjo vjen pas televizionit Ora, që ky i çoi Arapin e zi për xhandar. Ky është një njeri i çmendur nga fobia mediatike. Ky jeton i tmerruar për shkak të vjedhjeve që ka bërë. Ka firmosur jo si kryeministër, por si kryetar i një organizate kriminale. Por opozita shqiptare do bëjë gjithçka dhe do e hedhë atë ku e meriton.

Në këtë resort PS ka zhvilluar dhjetra ceremoni, këta meritojnë çdo fjalë, por njeriu nuk duhet që të prishë gojën e tij. Taksapaguesit shqiptar do të paguajnë gabimet e Edi Ramës, ndonëse ne do të bëjmë ligjin që pagesa të bëhet personalisht nga Edi Rama dhe Belinda Balluku. është një njeri i çmendur nga fobia mediatike, jeton i tmerruar për vjedhjet që ka bërë. Ka firmosur si kreu i një organizate kriminale. Protesta e 6 dhjetorit? Do jetë madhështore. Liderët europianë nuk janë si Edi Rama, e dinë se nga vota e lirë buron shteti ligjor. Ku do protestoj? është në dorën e protestuesëve dhe të organizatorëve, por ne sheshin nuk e lëshojmë./albeu.com