Barazimi në derbi dhe përkeqësimi i situatës nklasifikim që sheh Juventusin të rrezikojë seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm, ka venë në dyshim nëse Andre Pirlo do të mund të vazhdojë të jetë në stolin e kësaj skuadre në vijimin e edicionit.
Sipas “Sportmediaset”, tashmë drejtuesit e klubit janë të pasigurt nëse duan të vazhdojnë apo jo projektin me Andrea Pirlon në pankinë dhe bëhet e qartë se një humbje në sfidën direkte të prapambetur me Napolin, do t’i japë fund marrëveshjes mes palëve. Andrea Anjeli nuk ka ndër mend të shohë më ekipin të dështojë kaq keqazi e për kotë arsye është gati të thyejë një traditë, duke larguar një teknik në mes të sezonit.
Në media është përfolur vazhdimisht për një kthim të Alegrit. Por “Sportmediaset” bën të ditur se emri i parë në listën e dëshirave është Zinedin Zidan, i cili me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën Real Madrid në verë. Në listën e dëshirave është edhe Smone Inzagi, por ky i fundit është pranë rinovimit me Lacion.